KINE-Në provincën kineze të Gansu ka ndodhur një ndeshje vërtetë e veçantë mes dy ekzemplarëve meshkujsh urithësh.
Njëri prej tyre në fakt, po ngacmonte një femër urith dhe në këto momente mbërrin rivali potencial i cili ka qenë shkaktari i zënkës.
Urithët kanë ngritur putrat e përparme dhe janë përballur mes tyre si në një ndeshje të vërtetë boksi.
Përpara se njëri prej tyre të fitonte, zhurma e një mjeti ka trembur dy kafshët të cilët kanë ndërprerë dyluftimin dhe janë larguar me shpejtësi të madhe nga rruga. Videoja ështe pare ne Weibo 870 000 herë në pak kohe.
(da.xha/balkanWeb)