Në 72 vjetorin e lindjes, Napoli i bën një surprizë të hidhur presidentit De Laurentiis, nuk arrin të kualifikohet në Champions League, një përfundim i hidhur që i sjell klubit një dëm shumë të madh ekonomik, minus 50 milion euro por kompromenton shumë edhe të ardhmen. Numri një i klubit nuk e ka pritur mirë këtë përfundim dhe është mjaftuar me një postim në Twitter për të lajmëruar divorcin me trajnerin Rino Gattuso.

Allegri
Allegri

Ky vendim ishte diçka që pritej prej kohësh por ajo që nuk pritjes ishte barazimi kundër Verona, tani pa Champions League bie dhe plani A, afrimi i Max Allegri, trajneri ishte shumë pranë akordit, por ky përfundim i largon palët. Në këto kushte, De Laurentiis kalon në planin B, Luciano Spalletti për post Gattuso.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb