Ardit Hila nuk është më një futbollist i Tiranës, me bardheblutë që kanë konfirmuar ndërprerjen e bashkëpunimit me mesfushorin 31-vjeçar. Largimi i tij nga nënkampionët ishte bërë me dije prej kohësh, teksa pritej vetëm zyrtarizimi nga ana e klubit.

Tashmë Hila i është bashkuar Elbasanit, me futbollistin që ka arritur akordin me klubin e vendlindjes. Hila kështu është largimi i dytë nga Tirana pas Florent Hasanit që u transferua në Rumani.

“Hila kthehet në shtëpi”, shkruhej në postimin e Elbasanit, me klubin që sapo e ka nisur merkaton. Verdheblutë ndodhen në vendin e dytë në Kategorinë e Parë, me klubin elbasanas që synon rikthimin në elitën e futbollit shqiptar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb