Pioli u shfaq i emocionuar, pas ndeshjes së tij të fundit në krye të pankinës së Milanit.

“Është një natë falënderimi, ndaj filloj duke falënderuar ata njerëz që më donin këtu dhe që më mbështetën, që më dhanë mundësinë të stërvitja një klub fantastik. Faleminderit të tjerëve, të gjithë punonjësve të Casa Milan, të Milanellos, stafit tim që punoi kaq shumë”.

“Falënderoj lojtarët e mi, e dini se çfarë mendoj për ju, që jeni të veçantë dhe disa gjëra do të mbeten”.

“Pastaj jeni të gjithë (tifozët). Ju na shtytë përpara, na motivuat, na dhatë atë lloj energjie që ne u përpoqëm të vendosnim në fushë”, -tha ai.

Pioli shtoi: “Duhet të përfundoj! Së bashku humbëm dhe vuajtëm. Së bashku fituam dhe u gëzuam. Ajo që ndjemë mbetet. Ti ndeze një zjarr në zemrën time, ai do të mbetet gjithmonë i ndezur dhe nuk do të të harroj kurrë. Faleminderit”.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb