Ukraina duket se ka rimarrë qytetet kryesore të Izyum dhe Kupiansk. Qytetet shtrihen në juglindje të rajonit të Kharkivit, ku forcat ukrainase kanë nisur një kundërofensivë të madhe ditët e fundit.

Kupiansk në veçanti është një qendër e rëndësishme logjistike për forcat ruse në lindje të Ukrainës.

Një numër i kanaleve pro-ruse në Telegram kanë deklaruar se forcat ukrainase tani kontrollojnë gjysmën e Kupiansk, raporton BBC Rusi, ndërsa burime ukrainase i kanë thënë medias se Kupiansk është “çliruar plotësisht”.

BBC Rusia raporton gjithashtu se kanalet pro-ruse kanë thënë se trupat ruse janë larguar nga Izyum.

Të enjten vonë, Instituti për Studimin e Luftës me bazë në SHBA tha se priste që Kupiansk të bjerë brenda 72 orëve dhe se rimarrja e tij do të “godiste rëndë” linjat tokësore të komunikimit të Rusisë në Izyum.

Një përditësim i inteligjencës i publikuar nga Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar në orën 6 të mëngjesit të sotëm tha se forcat ruse rreth Izyum ishin “gjithnjë e më shumë të izoluara” dhe se njësitë ukrainase ishin shumë pranë çlirimit të Kupiansk.

Ndërkohë në rrjetet sociale janë shpërndarë gjerësisht foto të ushtarëve urkainas në qytetin Kupiansk .

Një ish-zëdhënëse e Presidentit Zelenskiy, publikoi një foto tregoi ku katër ushtarë qëndronin përpara një ndërtese duke mbajtur një flamur ukrainas, ndërsa një flamur rus shihet i hedhur në tokë para tyre.

“Ky është Kupiansk i rajonit Kharkiv,” shkroi Mendel. “Lavdi Ukrainës!”

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb