Për herë të dytë në histori, Lazio kalon në fazën e 1/8 në Champions League, këtë herë Simone Inzaghi e shijon si trajner pasi 20 vite më parë ishte në fushë. Ndaj Club Brugge kryeqytetasit e shndërruan në dramë, kaluan të parët në avantazh që në minutën e 12-të me Correa por festa zgjati vetëm tre minuta pasi një gafë e portierit Reina solli barazimit e belgëve. Bardhekaltërit reaguan shpejt dhe në minutën e 27-të Ciro Immobile fitoi një 11-metërsh dhe po vetë e shndërroi në gol duke rikthyer Lazio në avantazh.

Lazio
Lazio

Gjërat shkruan mirë për ekipin italian pasi në minutën e 39-të Sobol la belgët me një lojtarë më pak as kartonit të dytë të verdhë. Lazio jo vetëm që nuk arriti të mbyll këtë sfidë por Vanaken në minutën e 76-të barazoi shifrat në 2-2. Fati ishte me ekipin e Inzaghi teksa në minutën e 94-ët traversa e Reina shmangu humbjen. Me 10 pikë dhe pa asnjë humbje në fazën e grupeve, Lazio kalon më tej: “Rikthemi në fazën e 1/8 pas 20 vitesh, e kemi merituar këtë kualifikim”, u shpreh Inzaghi pas ndeshjes. Një biletë për më tej në Champions e kishte siguruar edhe B.Dortmund, pavarësisht këtij fakti verdhezinjtë nuk lëshuan asgjë as në sfidën e fundit duke mposhtur 1-2 me përmbysje Zenit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb