Edhe pak kohë ka mbetur që çifti simpatik të bëhen prindër. Ledioni dhe Sara janë në pritje të fëmijës së tyre të parë, që do të jetë një djalë. Të dy të ri në moshë, por të vendosur që këtë “mision” ta kryejnë me përgjegjësinë më të madhe. Paparazzi ynë ka mundur ti fotografojë ato në ambientet e Panairit të Librit, pak ditë më parë.

Në fakt ajo që bie më së shumti në sy është se si Ledioni, ashtu edhe Sara janë interesuar vetëm tek stendat me libra për fëmijë.

Mesa duket çifti do të jetë i mirëinformuar për çdo detaj, para ardhjes në jetë të vogëlushit të tyre.

(en.hi/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: