2 tetori i një viti më parë, për Sara Hoxhën ishte një ditë e bekuar, meqenëse i erdhi dhuratë një familje një vajzë, pas dy djemve të bukur. “Përgjegjësia më e madhe në këtë jetë” e quan mami Sara të voglën e saj, që sot feston ditëlindjen e parë. Por jo vetëm të.

Në mesazhin e ditëlindjes së vogëlushes, Sara e kapërcen përgjegjësinë duke ndarë me të gjithë edhe merakun më të madh si nënë e një vajze.

“My Ruya, my dream

Ti më ke ndryshuar jetën siç nuk e prisja dhe drita që ti rrezaton më ngroh shpirtin më së shumti. Unë i dua vëllezërit e tu pafund, por ti je përgjegjësia ime me e madhe në këtë jetë. Me delikatesën tënde më bën të kem më shumë merak për ty dhe përballjen tënde me të ardhmen, e megjithatë jeta më ka treguar jo pak herë që ky është thjesht një paragjykim që na trashëgohet dhe mund të jesh ti ajo që u bëhesh krah i fortë vëllezërve duke mos harruar të duash me përkushtim prindërit siç vetëm një vajzë di.

Besoj gëzimi më i madh një ditë do të jetë të kem rritur një vajzë të aftë për veten, me ëndrra plot dhe me vullnetin për t’i ndjekur ato këtu në Shqipëri, pa kërkuar shpresë diku tjetër, me dëshirën për t’u munduar nga pak e çdo ditë, si gratë që do ta rritin, për të përmirësuar vendlindjen e tyre e si rrjedhojë, çdo brez që do të vijë. Sot, ti nuk e kupton, por kur të rritesh do shohësh rreth teje gra të jashtëzankoshme që krijojnë rrugën e tyre dhe punojnë për një të ardhme më të mirë, për veten e tyre, por më së shumti, për ndikimin që do kenë në jetën tënde.

Mami të do shumë Ruya papatuya…”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: