Edhe pse mungon zyrtarizimi, Sadio Mane duket i destinuar të kalojë në radhët e Bayern Munchen. Kundër këtij vendimi personal të sulmuesit senegalez që qëndroi për vite me radhë në Anfield ka dalë legjenda e Liverpool, Dean Saunders.

“Asgjë kundër klubit, është një klub i madh, por liga nuk është aspak një sfidë për Mané. Ai do të shënojë gola. Ata fitojnë 5-0 çdo javë, vetëm një ekip mund ta fitojë ligën” – Tha ai.

 

Liv
Liv

Ky nuk është emri i vetëm që ka kritikuar lojtarin për zgjedhjen e bërë, pasi edhe shumë “ikona” të tjera nuk e kanë “kapërdirë” dot këtë transferim.

30 vjeçari Mane është pjesë e Liverpool prej vitit 2016, periudhë në të cilën erdhi nga Southampton.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: