Akademiku Artan Fuga në një lidhje live për ”News24” ka folur për lehtësimin e masave duke e quajur si një taktikë të mirë pasi nga e hëna orari i lëvizjes për pazar apo ilaçe do të jetë i hapur deri në 17:30.

Fuga tha se kjo po zbatohet në vende europiane dhe e konsideron taktikë të mirë pasi zvogëlohet numri i kontakteve mes njerëzve.

Por për dënimet që parashikohen në Kodin Penal të ndryshuar për masat ndaj COVID-19 Fuga e cilëson dënimin me 15 burg për shkelje të masave apo për shkaktimi ne vdekjes së tjetrit si idiotesk dhe për të qeshur.

Ai thotë se një dënim nuk mund t ëjetë me mund pasi askush nuk mund ta përcaktojë se nga cili person i erdhi vdekja një të infektuari me COVID-19 dhe e quan një formulim jo juridik.

”Lehtësimi i masave?
E ndaj në dy pjesë. Pjesën e parë që zgjerohet hapësira dhe kohë ditore nuk e lexoj si ulje të vigjilencës por teknikë që përdoret në vende të tjera. Në Londër, Paris, Milano zgjatja e kohës bën që kontaktet me njerëz të jenë më pak të shpeshta. Kufizimi i orarit kufizon ditën por shpeshton kontaktet. është përpjestim i zdhrejtë dhe është teknikë e mirë.
E shoh si një teknikë që edhe në vendet perëndimore po zbatohet dhe atëhere kur duket sikur ka rënë epidemia, por epidemia nuk ka rënë por ka rënë presioni mbi spitalet. Njerëzit mund të kenë një shkembim të virusit në kushte të lehta dhe bën që njerëzit të fitojnë imunitet të lehtë.
Dhe e treta mundëson funksionimin e ekonomisë por edhe parasë. Nuk duket sikur epidemia mbaroi apo disa tipa që parashikojnë pa fakte dhe me përgjegjësi qytetare. Nëse merret si teknikë që të përballohet atëhere duhet parë dhe nëse rastet shtohen dhe masat përforcohen.
Dënimet, unë jam shprehur që me 15 vite burg për rastet e njerëzve që nuk zbatojnë masat që mund të sjellin. E para nuk ka dënime me mund pasi dhe kjo biseda jonë mund të sjellë pasoja për një njeri që nuk na pëlqen. Nuk ka mund të sjellë në jurisprudencë. A po sjell vdekjen në kushtet e COVID-19. Ku mund të dijë ai pa asnjë simptomë, ka e di ai që e ka kontakti me Artanin dhe jo nga Ola që e ka takuar më parë.
Me një lloj çapkënllëku këto formulime janë idioteske, nuk është formulim juridik të bën për të qeshur.
Nuk e di të kem parë ekspertiza por kam parë veëm komente dhe opinione që janë shkencor dhe nga mediat e huaja. Nuk kam parë ekspertizë empirike të ekonomisë shqiptare për një alternativë. Në Shqipëri ka Fakultete Ekonomike por nuk ka insititucione shkencore në fushën e ekonomisë. Kam parë opinione fluturake që i gjen çdo njeri por jo studime.”- tha Fuga.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb