ANGLI

Leicester City nuk dorëzohet në objektivin e saj për të zënë një vend në top 4-shen e Premier League që do i siguronte pjesëmarrjen e Champions League. “Dhelprat” morrën një fitore komode 2-0 ndaj Sheffield United me golat e Perez dhe Gray duke qëndruar në vendin e 4-t, një pikë më pak se Chelsea dhe 4 më shumë se Manchester United.

Përveç rivalitetit të fortë Leicester ka dhe dy ndeshje ‘ferri’ ndaj Totenham dhe të fundit ndaj Manchester United që do të vendosë gjithçka në rast se Chelsea nuk bën hapa false. Nga ana tjetër Everton ka mbetur përfundimisht në vendin e 11-të me barazimin në shtëpi ndaj Aston Villas.

Mund të rezultojë ky si një sezon pa sukses i Ancelottit në krye të bluve nga Liverpool kurse nga ana tjetër Aston Villa është me një këmbë në Championship teksa një humbje e ndan nga rikthimi i tyre andej nga erdhi një vit më parë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb