Ditën e djeshme një ngjarje e paprecedentë ndodhi në ‘Prestige Resort’ në Golem, në pronësi të ‘Hysenbelliu Group’ ku IKMT zbarkoi paligjshmërisht në këtë hotel dhe nisi shembjen e pishinave të jashtme.

Ndonëse me një urdhër të rrufeshëm dhe pa asnjë lajmërim më parë, IKMT dhe policia mësynë dje në resort, ku pushojnë turistë shqiptarë dhe nga mbarë bota, duke dhënë një shembull të keq për turizmin dhe nisën shkatërrimet me fadroma.

Ngjarja në fjalë, solli reagime nga përfaqësuesit e ‘Hysenbelliu Group’, vetë turistët që pushojnë në këtë resort, Unionit të Turizmit shqiptar, operatorëve vendas dhe të huaj, por padyshim dhe politikës. Paligjshmëria thellohet akoma më shumë në një kohë kur çdo ndërtim në resort është bërë me leje, madje edhe nga vetë kryeministri Edi Rama.

Ky i fundit u vu në shënjestrën e politikës si personi përgjegjës që ka dhënë urdhrin direkt për këtë vendim të paligjshëm. Kujtojmë se dje punimet e IKMT-së u ndalën, ndërsa u tha se ditën e sotme fadromat do të riktheheshin sërish, për të vijuar me shembjen e pishinës së dytë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: