Një tërmet me magnitutë 4.2 ballë të shkallës rihter është shënuar në Detin Egje.

Epiqendra e saj ishte në ujërat e rrethit Datcka, e cila i përket qytetit perëndimor turk Mugla. Mediat e huaja shkruajnë se lëkundjet u ndjenë rreth orës 16:21, e thellësia e saj ishte 5.25 kilometra.

Kjo është vërtetuar nga Zyra Turke për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave.

Kujtojmë se Turqia po kalon një periudhë të vështirë, pasi pas zjarreve dhe përmbytjeve pati dëme të mëdha dhe humbje të pariparueshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb