Një tërmet me magnitudë 4.4 ballë të shkallës Rihter është shënuar në Turqi, pranë brigjeve të qytetit Tekirdag.

Për fat të mirë, deri më tani janë raportuar vetëm dëme të vogla material e jo persona të lënduar. Lëkundjet janë ndjerë të forta, kanë konfirmuar banorët, pasi dridhjet janë ndjerë në një zonë të rrezikshme siç është ajo e Marmarasë.

Vlen të përmendet se sizmologët turq presin një tërmet të fuqishëm gjatë muajve apo viteve në vijim në Marmara.

Madje autoritetet prej vitesh mbledhin një taksë për përforcimin e banesave në pritje të këtij tërmeti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: