Protesta që zhvilloi sot opozita, të cilës iu bashkuan edhe shumë qytetarë nga mbarë vendi është bërë objekt diskutimi dhe debati edhe në faqen e ‘Facebook’-ut të kryeministrit Edi Rama.

Në një postim të këtij të fundit nga vizita e tij në një kantinë vere në Berat, qytetarët kanë bërë komentet e tyre, ndërsa të shumtë kanë qenë ata që e kritikonin. Mes komenteve që spikatin është edhe ai një qytetari, i cili i shkruan Ramës se ka zënë frikë nga protestat që pi verë.

Ndërkohë një tjetër shkruan se kryeministri duhet të lërë qytetarët që të protestojnë. Me humor Rama i është përgjigjur komentuesit, ndërsa shkruan se: “Populli është shume me i mençur se ti e se unë dhe s’ka zot qe e pengon a ndalon, po ama s’ka as marifetçi qe e tërheq për hunde ne drejtim te paditur”.
rama
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb