“Klodi Lesi është një baba i shkëlqyer”. Kështu ka thënë avokati mbrojtës i shqiptarit që vrau me thikë gruan greke, rrëmbeu djalin e vogël dhe u zhduk me të për 18 ditë, deri sa u arrestua nga policia.

Avokati Sokratis Provatas, duke folur në emisioin TATIANA live, ka përshkruar mënyrën se si shqiptari ishte përkujdesur për djalin e tij të vogël gjatë kohës që ishin në arrati, duke bërë që atij të mos i mungonte gjë. Sa për vrasjen që ka kryer ai nuk thotë asgjë dhe ngre supet.

“Por, ai është kujdesur për djalin e tij, ai e ka ushqyer atë, ka vrarë zogj dhe i ka dhënë për të ngrënë, i ka dhënë të pijë ujë të pastër, ka ndezur zjarrin që ta ngrohte, nuk e ka lënë të rrinte i pistë, ka vjedhur tre xhupa që ta vishte, edhe batanije për ta mbuluar”, ­ka thënë avokati mbrojtës.

Avokati tregon se ai duket i sinqertë dhe nuk arrin të shpjegojë dot se si arriti deri në krim. Ai thotë se klienti i tij do kërkojë falje për atë që ka bëre. /Panorama/

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: