Letonia do të rrisë sigurinë përgjatë kufirit të saj me Bjellorusinë në përgjigje të rritjes së përpjekjeve për të kaluar kufirin ilegalisht, njoftoi sot qeveria në Rigë.

Rojeve kufitare letoneze do t’u jepen kompetenca shtesë në gjashtë rajone në lindje të republikës baltike.

“Policia dhe ushtria janë udhëzuar gjithashtu të ofrojnë mbështetjen e tyre për mbrojtjen e kufirit”, tha Ministria e Brendshme.

Masat e reja do të hyjnë në fuqi për gjashtë muaj deri më 12 shtator.

Ardhja e pranverës ka sjellë një rritje të numrit të migrantëve që tentojnë të kalojnë ilegalisht nga Bjellorusia drejt vendeve anëtare të NATO-s dhe BE-së. Letonia ndan një kufi prej 172 kilometrash me Bjellorusinë, një aleate e ngushtë e Rusisë.

Letonia, së bashku me Poloninë dhe Lituaninë, akuzojnë liderin e Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, se i ka drejtuar qëllimisht migrantët në kufijtë e jashtëm të BE-së për të ushtruar presion mbi BE-në.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: