TIRANE-Kryetari i Komisionit parlamentar të sigurisë Spartak Braho u ka dërguar një letër krerëve më të lartë të vendit ku shprehet se po thuret një skenar kundra Ilir Metës që ka si qëllim destabilizimin e vendit. Sipas Brahos, protagonistë janë ish ministri i Energjitikes, Dritan Prifti dhe ish deputeti socialist Tom Doshi.
Por të kontaktuar nga Top Channel, kanë reaguar dy personazhet e përmendur në letër, Dritan Prifti dhe Tom Doshi.

Në lidhje me takimin me bashkëshorten e Kastriot Ismailajt, Doshi tha:

“Kam 15 vite që njihem me bashkëshorten e zotit Ismailaj. Unë jam deputet dhe mund të takohem me këdo. Po, jam takuar me kërkesë të saj. Le të kontrollohen tabulatet e mija dhe të shikohet se kush e ka kërkuar takimin”.

Doshi në prononcimin e tij për Top Channel tha gjithashtu se, ai nuk ka asnjë dijeni për bizneset e mundshme që mund të ketë pasur Ilir Meta me Kastriot Ismailajn.

Por ai the se ka dy pyetje për Ilir Metën nëse ai ka vizituar zyrtar e Kastriot Imailajt tek ish Radio Tirana përpara zgjedhjeve lokale të 2011 dhe a ka shkuar në Çeki për të lobuar në marrjen e kontratës nga DIA.

Ndërsa Prifti shprehet se nuk ka njohje me bashkëshorten e Ismailajt dhe shton se e do këtë vend më shumë se Ilir Meta, dhe se nuk do të dëshironte asnjë lloj destabiliteti. Sipas Priftit, asnjë presion nuk nuk do të bëjë që ai të tërhiqet nga e vërteta. Nëse do të hapet një hetim serioz për CEZ dhe DIA-n, Prifti deklaron se do të dëshmojë të vërtetën, sidomos kur, sipas tij po kërkohet t’i zhvaten vendit 130 milionë euro.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: