Në pritje të një qendërmbrojtësi si alternativë e parë e dyshes Miranda-Scriniar, Inter me kërkesë të teknikut Spalleti po kërkon edhe një mesfushor ofensiv për të qenë i përgatitur në rast largimi të Candrevas i cili është në radarët e Chelsea-s.
Spalleti sipas “Tuttomercatoëeb” e pëlqen shumë spanjollin që sezonin e kaluar ka qenë një nga futbollistët kyç të formacionit të Montella-s. 23-vjeçari ka luajtur në 33 nga 38 ndeshjet e kampionatit pasi 5 prej tyre i ka humbur për shkak dëmtimi. Këto shifra, por edhe golat apo asistet e kanë bindur Spalleti-n se ai është i duhuri për skuadrën zikaltër.
Për mesfushorin ofensiv të “djallit”, Inter ka gati 25 mln euro dhe sulmi për t’ia rrëmbyer Milanit do të ndodhë edhe nëqoftëse te zikaltërit qëndron Candreva.
(e.k/BalkanWeb)