Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri, me në krye Boiken Abazin, është regjistruar në zgjedhjet e 25 prillit dhe do të përfaqësohet nga tre kandidatë.

Abazi, foli në studion e emisionit “Real Story”, në “News 24” mbi pritshmëritë në zgjedhje dhe tha se projekti i partisë që drejton është afatgjatë.

Gjatë fjalës së tij, Abazi i bëri thirrje shqiptarëve që të kalojnë nga kategoria e dëshirës në atë të vullnetit.

“Kjo që ne po bëjmë mund të mos i duket e mjaftueshme, por ka qenë e domosdoshme. Hapi tjetër që kanë ndjekur partitë e tjera krijon flluska, flas këtu për partinë Libra dhe Aleanca Kuqezi. Ne nuk jemi si ata. Prandaj i ftojmë shqiptarët për një projekt afatgjatë. Ky është një projekt që ne po veprojmë në mënyrë më të kujdesshme seç duhet. Një pjesë e mirë e shqiptarëve duhet të lëvizin nga dëshira në kategorinë e vullnetit. Vullneti vjen nga brenda dhe i lëviz njerëzit. Ata që unë takoj i shoh që i duhet dhe pak kohë që të përfshihen dhe vetë. Kësaj radhe më është dukur që është shumë herët. Disa kanë dashur të sigurohet që do të fitonte dhe VV në Kosovë. Ka ndodhur dhe kjo fitore por është vonë”, tha Abazi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb