Kontrolle të befasishme janë kryer mbrëmjen e sotme nga FNSH-ja, e cila ka zbarkuar në disa nga lagjet e qytetit të Elbasanit.

Në aksion ishin njësia Operacionale si edhe policia e Elbasanit. Kontrolle të shumta bëhet me dije se po ushtrohen në të gjitha qytetet e Qarkut të Elbasanit.

Qëllimi i operacionit është kapja e personave në kërkim që qarkullojnë me armë dhe drogë. Gjatë këtij operacioni janë shoqëruar disa persona dhe sipas burimeve jo zyrtare është kapur edhe drogë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: