Një gardist ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se lëvizte me armë zjarri.

Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se bëhet fjalë për 32-vjeçarin Kristjan Gjini, i cili akuzohet se lëvizte me armë pa leje.

NJOFTIMI I AMP
Në kuadër të luftës kundër armëmbajtjes pa leje, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) dhe Policia e Tiranës arrestuan në flagrancë punonjësin e Gardës së Republikës, K.GJ., 32 vjeç. Ai u ndalua në orët e vona të mbrëmjes së kaluar, si i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. Arrestimi i gardistit u bë gjatë kontrollit të kryer nga punonjësit e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Tiranë në automjetin e tij, ku iu gjet një armë zjarri pistoletë pa leje.

Gjithashtu gjatë kontrollit u gjetën dhe sekuestruan dy aparate telefonikë. Hetimet po vijojnë dhe materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. Ndërkohë Drejtori i Përgjithshëm i Gardës së Republikës ka firmosur përjashtimin e 32-vjeçarit nga radhës e Gardës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: