Një shofer i papërgjegjshëm është ndëshkuar nga policia Rrugore e Tiranës, pasi lëvizte në sens të kundër në rrugë interurbane.

Ngjarja ndodhi dje. Shoferi është gjobitur dhe i është hequr patenta.

NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 14.04.2023, nga monitorimi i rrjeteve sociale, është konstatuar një drejtues automjeti që qarkullonte në sens të kundërt me levizjen, në rrugë inteurbane.

Menjëherë, nga shërbimet e Policisë Rrugore u organizua puna për identifikimin e drejtuesit të automjetit, i cili pasi u lokalizua u shoqërua në Komisariatin Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë.

Dejtuesi i automjetit u ndëshkua me masë administrative 12 000 lekë të rinj, pezullim të lejes së drejtimit për 16 muaj, si dhe iu zbritën 3 pikë nga pikët e lejes së drejtimit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: