Duket një mision i pamundur, por Bayer Munich dhe Robert Lewandowski nuk do të lenë asnjë mundësi për të provuar të fitojnë garën kundër kohës. Sulmuesi polak vijon rikuperimin pas dëmtimit me kombëtaren, që e detyroi të qëndronte jashtë ndeshjes së parë për çerekfinalet e Champions League kundër Paris SG. Por humbja në shtëpi 3-2 e bavarezëve dhe misioni i tyre I vështirë për pëmbysje e bën në shumë se të rëndësishme praninë e tij në sfidën e kthimit.

Eydpt9rwgaal2vi
Eydpt9rwgaal2vi

Për momentin ka pak gjasa që kjo të ndodhë, por shpresat e Bayern Munich nuk janë shuar dhe Flik do të preferonte që ta kishte “bomberin” e tij qoftë edhe në pankinë. Lewandowski po i nënshtrohet një terapie të veçantë për rikuperimin dhe do të provojë deri në ditën e fundit për të qenë gati. Por sulmuesi polak nuk është problemi i vetëm për bavarezët. Gorecka dhe Sule kanë gjithashtu probleme fizike dhe mund të humbasin përballjen e dytë kundër Paris SG.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb