Në shtëpinë e Bayern vijon të jetë e hapur çështja Robert Lewandowski. Sulmuesi polak kërkon të largohet teksa është fiksuar pas idesë për tu transferuar në “Camp Nou”, por drejtuesit e klubit gjerman as që dëshirojnë t’ia dinë, për ta Lewandowski ka një kontratë deri në 2023 dhe as që kanë ndërmend të lëvizin nga pretendimet e tyre, madje tani kërkon 60 milionë euro, shifër që sigurt Barcelona nuk mund ta paguajë.

Në këtë diskutim së fundmi është përfshirë edhe presidenti i nderit Uli Hoeness i cili theksoi se stafi drejtues i Bayern e kanë shprehur qartë qëllimin e tyre, edhe për Hoeness, Lewandowski nuk largohet.

Polaku nuk është i vetmi shqetësim për Bayern, pasi së fundmi drejtuesit duhet të merren edhe me çështjen Serge Gnabry. Sulmuesit i përfundon kontrata në 2023 por ndryshe nga Lewandowski, Gnabry nuk preferon të largohet, kërkon të qëndrojë në Mynih edhe për një tjetër vit, në mënyrë që më pas të largohet falas.

Gnabry 2401172 20220602212919
Gnabry 2401172 20220602212919

Ky fakt nuk i ka pëlqyer aspak drejtuesve të klubit të cilën po shtyjnë lojtarin të largohet në këtë merkato verë, ose të pranojë rinovimin e kontratës, në të kundërt kanë kërcuar se do të çojnë çështjen në gjykatë. Kartoni i Gnabry vlerësohet me 50-60 milionë euro.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb