Më emërimin e Jupp Heynkes Bayern Mynchen ka fituar të gjitha takimet duke u kthyer në krye të renditjes dhe madje duke mundur një kundërshtar direkt si Dortmund në fushën e tij. Pavarësisht këtij fakti sulmuesi polak Robert Lewandowski tregon pikën e dobët të ekipit.

6 lojtarë të formacionit janë mbi moshën 30-vjeç dhe kjo sipas sulmuesit është diçka e cila duhet rregulluar.

“Nuk duhet të gënjejmë veten,” shprehet sulmuesi polak. “Çdo klub duhet transferojë një ‘top player’ çdo dy-tre vite, për të sjellë gjak të ri në skuadër, kualitet të ri. Për momentin kemi një ekip shumë të mirë, por dihet që lojtarët po plaken.

Kemi bërë mirë për momentin, pasi kemi një Joshua Kimmich të ri, i cili është shumë i mirë në pozicionin e tij dhe ka tregua se një lojtar i ri mund të jetë zëvendësuesi i denjë i një lojtari me eksperiencë të madhe si Philipp Lahm.”

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb