LEZHE – Prokuroria e Lezhës ka kërkuar 28 vjet burg për 16 komisionerët e dy qendrave të votimit në Dajç.

Në seancën e sotme gjyqësore, prokurori i çështjes ka lexuar pretencën, duke kërkuar dënimin me nga 1 vit e 6 muaj burg për secilin nga komisionerët e Dajçit, në zgjedhjet e vitit 2011.

Prokuroria i akuzon 16 komisionerët e Dajçit për falsifikim dokumentesh, ndryshim të rezultatit të zgjedhjeve dhe

shpërdorim detyre.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb