Debati i nisur të martën gjatë spektaklit mes Liamit, Heidit dhe Romeos ka vijuar edhe përgjatë këtyre ditëve, aq sa një pjesë e banorëve, vazhdimisht Liamit i thërrisnin “maniak”. Kjo, për Arbrin ka qenë e tepërt nga banorët, madje ai tha me ironi se edhe ai është ndier edhe i frikësuar jashtë.

Arbër: Dua të të pyes ke apo s’ke frikë?

Heidi: Unë tani nuk kam frikë, por që s’kam, s’kam besim fare tek prezenca e Liamit në shtëpi, nuk di çfarë mund të bëjë.

Arbër: Fillova të frikësohesha edhe unë jashtë, të thonë 5 herë të njëjtën gjë nis reflekton robi, situata. U vendos t’i përdoret kjo situatë dhe të fundoset Liami. Të akuzosh për manjak, nuk di çfarë mund të akuzohesh tjetër, siç bëri Liami një skemë, bëtë edhe ju një skemë. Një pjesë kur i the ‘jashtë’, ishte kërcënuese?

Heidi: Kur ka thënë ke burrin të të mbrojë, i thashë kam dhe babin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: