Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) paralajmëroi sot se numri i rasteve me COVID-19 në Liban mund të rritet, për shkak se gjysma e objekteve të kujdesit shëndetësor të Bejrutit u dëmtuan në shpërthimin shkatërrues javën e kaluar.

“Pak më shumë se 50 % janë jofunksionale”, tha Richard Brennan, drejtori rajonal i OBSH-së për Urgjencat, pas vlerësimit të 55 klinikave dhe qendrave shëndetësore në kryeqytetin e Libanit.

“Tre spitalet kryesore u shkatërruan plotësisht nga shpërthimi dhe shumë spitale të tjera pësuan dëme të mëdha, duke i detyruar të funksionojnë me një kapacitet të ulët”, thanë zyrtarët shëndetësorë.

Shpërthimi i 4 gushtit në portin e Bejrutit vrau të paktën 171 njerëz dhe plagosi 6 000 të tjerë, sipas shifrave zyrtare.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb