NGA ERMELINDA HOXHA*

TIRANË- Agjencia Kombëtare e Provimeve lajmëron se për 150 mësues është ndryshuar data e Provimit të Shtetit. Sipas AKP, shtyrje e datës është bërë për shkak se për këta 150 mësues ishte parashikuar si datë provimi 8 dhjetori, që është pushim zyrtar. Ndaj, ata mësues që do të hynë në Provimin e Shtetit për të marrë licencën e ushtrimit të profesionit do të zhvillojnë atë në 14 dhjetor 2015.

“Njoftojmë kandidatët që Provimet e Shtetit në mësuesi në profilet Matematikë Fizikë, Fizikë dhe Matematikë të parashikuara për t’u zhvilluar në datën 08.12.2015 do të zhvillohen ditën e hënë në datën 14.12.2015 në të njëjtat orare të parashikuara respektivisht si më poshtë: Matematikë Fizikë 09:00; Matematikë Fizikë në 11:30; Fizikë 14:00; Matematikë 15:30”, përcaktohet në njoftimin e AKP.

Këta do të jenë edhe mësuesit që do të mbyllin sezonin e Provimit të Shtetit për mësuesinë, pasi është dita e fundit e provimit për ta dhe më pas, në 15 dhjetor do të fillojë Provimi i Shtetit për profesione e mjekësisë. Në Provimin e Shtetit në mësuesi për sezonin nëntor-dhjetor janë regjistruar në total 1200 kandidatë. Po ashtu, edhe sot do të japin provimin rreth 90 mësues të gjuhëve të huaja. Ditën e premte, në datë 4 dhjetor të tri grupet e mësuesve që do të hynë në provim janë mësues Biologji-Kimi.

Mësuesit e Edukimit Fizik do hynë në Provimin e Shtetit për t’u pajisur me licencën e ushtrimit të profesionit në datë 7 dhjetor. Ndërsa në datë 9 dhe 10 dhjetor do hynë në provim më shumë se 200 mësues të profileve Histori dhe Gjeografi. Në datë 11 dhjetor do hynë në provim në grupin e parë mësues të Gjuhës Frënge, ndërsa në dy grupet e tjera do t’i nënshtrohen provimit mësues të lëndës Matematikë-Informatikë dhe Informatikë.

(Emrat e mësuesve që do hyjnë në provim shteti më 14 dhjetor 2015 i gjeni në numrin e sotëm të Gazetës Shqiptare)

(m.k/GSH/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: