BERLIN

Spitali gjerman që trajton udhëheqësin e opozitës ruse Alexei Navalny thotë se ai ka dalë tashmë nga gjendja e komës dhe është i përgjegjshëm.

Ekspertët gjermanë thonë se Navalny, i cili u sëmur me 20 gusht në një fluturim brenda Rusisë, u helmua me një substancë që i përkiste agjentit nervor të epokës sovjetike Novichok, raportojnë mediat në gjuhën angleze.

Spitali Charite në Berlin tha të hënën se gjendja e Navalny është përmirësuar më tej, duke lejuar mjekët t’i japin fund komës dhe gradualisht ta lehtësojnë atë nga ventilimi mekanik.

Ekspertët kanë thënë se Navalny është tashmë i përgjegjshëm, por nuk ka asnjë siguri, për atë se helmimi mund t’i shkaktojë edhe “pasoja afatgjata në të ardhmen”.

Rusia vazhdimisht nga ana e saj ka mohuar që Navalny të jetë helmuar në territorin rus, ndërsa ekspertët gjermanë të shëndetësisë thonë të kundërtën.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb