Populli bjellorus nuk do të pranojë kurrë lidershipin aktual, theksoi sot shefja e opozitës bjelloruse, Svetlana Tikhanovskaïa, duke nënvizuar se do të kthehet në Bjellorusi kur të ndjehet e sigurt.

“Presidenti duhet të dijë tashmë se ne kemi nevojë për një ndryshim”, deklaroi Svetlana Tikhanovskaïa për gazetarët në Vilnius, ku ajo ndodhet që prej 11 gushtit.

Presidenti, Alexandre Loukachenko po përballet me manifestime të përditshme dhe një lëvizje grevash aktivizuar me thirrje të opozitës.

Kjo e fundit hedh poshtë rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të 9 gushtit, që i dhanë fitoren Lukashenkos me 80% të votave.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb