Ilir Dedja, i cili dyshohet të jetë Klodian Mërtiri është biznesmeni shqiptar i cili është tashmë në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli për skandalin me korrupsionin e tenderit 60 milionë dollarë në Zimbabve për pajisjet mjekësore për COVID-19.

Ai dyshohet se është paraqitur në Zimbabve si Ilir Dedja, një shqiptar me pashaportizimin në Itali dhe aksioner i kompanisë DRAX SAGL.

Pikërisht administratori i kësaj kompanie, është afrikani Dalish Nguyava i dënuar më parë për pastrim parash. Duket se këtu janë dhe arsyet më të forta, tek pastrimi i parave, pasi në lojë është përfshirë edhe djali i Presidentit të vendit, Emmerson Mnangagva.

Klodian Mërtiri nga ana tjetër është i njohur për një kompani inceneratorësh me seli në Zvicër dhe Dubai e quajtur DRAX International dhe kishte lidhur një marrëveshje me NETAPHARMA në Zimbabve teksa kishte fituar një tender prej 60 milionë dollarësh për t’i shitur Zimbabvesë pajisje mjekëosore për COVID-19 por me çmim deri në 10 herë më të lartë se sa ai i tregut.

Dje u arrestua ministri i Shëndetësisë së Zimbabvesë dhe fill pas kësaj tashmë Ilir Dedja që dyshohet të jetë Klodian  Mërtiri është në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli. Ndërkohë Zimbabveja i ka kryer një pagesë aktualisht 2 milionë dollarëshe biznesmenit shqiptar teksa vetë ai nga Dubai i ka transferuar në ishujit Mauritius që njihen si parajsë fiskale teksa kompania e re u regjistrua vetëm 2 javë më parë në Hungari.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb