Liga e Futbollit Anglez (EFL), mekanizmi që organizon kampionatët e futbollit anglez përjashtuar Premier League, në një letër dërguar të gjitha klubeve anëtare u shpjegon se duhet të bëjnë llogaritë që ta mbyllin sezonin brenda 56 ditëve, përfshirë dhe ndeshjet play-off dhe këshillon që stërvitjet të mos fillojnë përpara 16 majit. Lajmin e ka publikuar “Sky Sports” duke cituar disa nga rreshtat e letrës.

“Aktualisht vlerësojmë se për të kompletuar sezonin duhen rreth 56 ditë dhe po përpiqemi që t’u japim klubeve lajmërimet e duhura. Këshilli i EFL-së po punon që të organizohen play-off-et në mënyrë të rregullt dhe se nuk kemi marrë asnjë vendim për stadiumet e finaleve duke parë dhe situatën aktuale. Shpresojmë të mbyllim sezonin brenda verës, ndonëse do të duhet të fillojmë me dyer të mbyllura”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb