Lufta për Final Four në Superiore do të përcaktojë në tre javët e ardhshme se cila do të jetë skuadra që do të marrë pjesë në Ligën e Kampioneve në edicionin e ardhshëm përtej festës me trofeun e kampionatit. Dhe tashmë është thuajse plotësisht e qartë se cilët do të jenë kundërshtarët e kampiones së Shqipërisë në turin e parë të turneut me një pjesë të kampionateve që kanë dhënë verdiktet e tyre.

Të gjitha kampionatet europiane nuk kanë përfunduar ende, por me situatën aktuale, për shkak të surprizave në shumë turne, fituesja e Superiores mund të ketë një short relativisht të favorshëm nëse shmang 2-3 ekipe problematike, pasi vetë do e nisë nga vazo e ekipeve të dobëta.

Në situatën aktuale, skuadrat e vazos së të fortëve shohin si ekipet më rivalizuese Dritën, Borac apo edhe njërën mes Universitatea Kraiova dhe Universitatea Kluzh që garojnë aktualisht për titull në Rumani. Emrat e tjerë, në teori duken më të përballueshëm për cilido prej klubeve shqiptare që merr trofeun e Superiores.

RIVALËT NË VAZON E FORTË AKTUALISHT
Shamrok Rovers (Irlandë)
KuPS Kuopio (Finlandë)
Drita (Kosovë)
Linkoln Red Imps (Gjibraltar)
Borac Banja Luka (Bosnjë Hercegovinë)
Víkingur Reikjavik (Islandë)
Kairat Almati (Kazakistan)
Universitatea Kraiova / Universitatea Kluzh (Rumani)*
Riga FC (Letoni)
KI Klaksvík (Ishujt Faroe)
Flora Talin (Estoni)
Larne (Irlandë e Veriut)
Petrokub Hînceshti (Moldavi)
TNS (Uells)

*Vetëm kampionia e Rumanisë nuk është përcaktuar ende, skuadrat e tjera janë të konfirmuara

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: