UEFA ka përcaktuar vazot për Ligën e Kombeve të ardhshme dhe, sikundër dihet tashmë, Shqipëria dhe Kosova bëjnë pjesë në të njëjtën Ligë, atë C, me përfaqësuesen e Kosovës që arriti të ngjitet nga Liga D vitin e shkuar, ndërsa Shqipëria mbeti në vend numëro.


Në këtë Ligë, janë 4 vazo me nga 4 ekipe që do të krijojnë dhe 4 grupet përkatëse. Shqipëria është kokë grupi, teksa gjendet në vazon e parë bashkë me Greqinë, Malin e Zi dhe Gjeorgjinë, ndërsa Kosova gjendet në vazon e dytë, bashkë me Maqedoninë e Veriut, Bjellorusinë dhe Qipron.


Një kokëfortësi e shortit mund të bëjë që Shqipëria dhe Kosova të gjendeshin në të njëjtin grup në Ligën C dhe natyrisht që kjo nuk do ishte në favor të asnjërës.


Ja edhe vazot e Ligës C:

Vazo 1
Greqia
SHQIPERIA
Mali i Zi
Gjeorgjia

Vazo 2
Maqedonia e Veriut
KOSOVA
Bjellorusi
Qipro

Vazo 3
Estonia
Sllovenia
Lituania
Luksemburgu

Vazo 4
Armeni
Azerbajxhan
Kazakistan
Moldavi

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb