Pak minuta më parë, Këshilli i Administrimit i Ligës së Futbollit Profesionit (LFP) ka votuar dhe mbyllur zyrtarisht kampionatet e Ligue 1 dhe Ligue 2. Kjo tendencë ishte kuptuar që paraditen e sotme, por gjithsesi duhej pritur vendimi zyrtar. Këshilli i Administrimit vijon mbledhjen e tij ndërsa pritet të mësohet se si do të veprohet, teksa pritet që klasifikimi përfundimtar të vendoset nëpërmjet rregullit pikë për ndeshje deri në javën e 28-të.

Pritet që të zyrtarizohet rënia e Amiens dhe Tuluzës në Ligue 2 dhe ngjititja e Lorient dhe Lensit në Ligue 1, për rrjedhojë edhe shpallja e PSG kampion për sezonin 2019-2020.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb