TIRANE- Forumi për liri akademike ka qenë sot i pranishëm në një seancë dëgjimore në Komisionin për Edukimin dhe mjetet e informimit publik. I pranishëm në këtë takim, akademiku Artan Fuga pohoi se ky ligj nuk mund të aplikohet pa dëgjuar njëherë profesoratin. Nga ana tjetër ai theksoi se memorandumi është firmosur nga mbi 200 pedagogë.

“Problemi i parë i këtij projektligji, fryma e projektligjit e prapambetur. E ndajmë në 3 drejtime, ideja e standardit unik është e tejkaluar dhe bie ndesh me parimin e diversifikimit të prodhimit të shkencës. Së dyti, dominon ideja se strukturat ndërtohen në mënyrë të mbyllur, mohohet kryqëzimi i disiplinave. Se treti, teksti frymëzohet nga filozofia e 2 shekujve përpara”, pohoi Fuga.

Fuga theksoi se nuk janë të qartë se çfarë modeli duhet të ndjekin. “Nuk dimë se cili është modeli që po ndjekim, kërkohet model por nuk gjendet. Ishte model kilian pastaj anglo-sakson, pastaj model portugez, sot nuk kemi asnjë referim në asnjë vlerë europiane, po ecim në shtigje të rrezikshme. Nëse duan të bëjmë shkencë, ne duhet të marrim lejen e ministres se Arsimit, kjo për ne ka shkuar larg. Ky ligj ka problem juridik, ngatërron agjencitë me dikasteret. Agjencitë emërim vertikal që mund ti quajmë drejtori por jo agjenci, dëmtojnë autonominë sepse japin grante dhe fonde. Vetëqeverisja dhe menaxhimi burimeve financiare nuk ka më sepse ndërhyrja është vertikale. Ne nuk jemi që buxheti publik të çoj para të privati. Rama tha nuk do ketë kalim të parasë publike te privati, ligji thotë të kundërtën.”, tha Fuga.

Sipas tij shqetësim ngelet problem vetëqeverisja sepse kanë dale bordet. “Autonomia kalon ne duart e bordit. Emërimin e bordit e bën ministria. Shqetësim se mund re krijohen dy koka drejtuese. Një anëtar i bordit në legjitimitet nga senati por pasi zgjidhet i kundërvihet senatit dhe e bllokon. Nuk respektohet autonomia, nuk i jep zgjidhje shqetësimeve tona por i shton. Në qendër është studenti, të njihet me ligj qe studenti te zgjedhe kurrikulen. Krijon rrezikun qe te shuaje debatin shkencor brenda nesh. Hiqet këshilli profesorëve dhe çdo gjë mbetet ne dore te dekanit”, pohoi akademike Fuga.

Ndërsa akademiku Mark Marku pohoi se ky projektligji është autik.“Projektligji është autik. 280 faqe kritike dhe asnjë prej tyre nuk u mor parasysh. Është një grup interesi që zbaton një ligj në sistemin arsimor. Pr.ligji nuk ka asnjë referencë europiane. Figura e universitetit nuk është në ligj, është rregullore e shetit për universitetin”, tha Marku.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: