TIRANË

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka ka shpjeguar sot në emisionn “Pikat mbi i” në News24 propozimet për ndryshime në ligjin për bujqësinë, të cilat nuk u miratuan dje nga mazhoranca, megjithëse patën mbështetjen edhe të deputetëve socialistë.

Ai tha se fermerët kanë nevojë për subvencione dhe politika orientuese, siç ishte sugjerimi për ngritjen e një Agjencie  pranë Ministrisë së Bujqësisë. Sipas Dukës, fermerët shqiptarë vuajnë për shkak të konkurrencës së rajonit.

Ndërkohë analisti Artur Zheji tha se është çështjes biznesi dhe se mungon vullneti nga mazhoranca. “Ky vullneti bie erë biznes. Askush nuk fiton dot nga një bujk i vogël. Çfarë do i marrësh, 50 kg grurë, 2 shishe verë e uthull molle, po këta që dalin me çanta Hermes duan marrëdhënie më elitare. Kush e siguron këtë, e sigurojnë tregtarët e mëdhenj”, tha Zheji.

Zheji: Njerëzit i janë kthyer një koncepti të ri në të gjitha vendet e Europës. Nuk ka mundësi që një vend i tretë, i katërt të sigurojë nevojat e vendit dhe rreziku është i madh. Orientimi drejt bujqësisë në vend të zhvilluara si Franca, Gjermania, Italia po e po, nuk konsiderohet si “old fashion”, stil i vjetruar. Njerëzit duan të jetojnë mirë dhe produkte të mira dhe një marrëdhënie të mirë me bujqësinë.

Por çfarë ndodh në Shqipëri. Në Shqipëri një kokëçarje. Të kesh 5 lekë për të mbjellë ke nevojë të dish kostot e tjera për të marrë atë kapitalin që harxhove për të arritur te prodhimi dhe pastaj për të fituar.

Ky mekanizëm ngec sepse dihet që nuk është biznes fitimprurës bujqësia. Në gjithë Europën ka ngërç, por vendet e zhvilluar kanë xhelozi.

Vaj jonë i ullirit, nuk është aspak më i keq se vajrat mbi mesatare italiane, por ata e marketojnë. Apo djathi. Të mos flasim për produktet tona bujqësore, gjithmonë i afrohen shijes bio, më shumë se sa ato gjërat si plastmas në vende të tjera. Situata është dramatike këtu. Mënyra se si e trajton kjo qeveri, duket sikur puna e bujkut është një punë skllavi, nuk i intereson askujt nëse ai pas mbjelljes do marrë ndonjë lek mbrapsht apo nuk do marrë. Demoralizim i madh që ata kanë për të vazhduar këtë punë dhe një shtysë që kanë për t’u larguar nga Shqipëria.

Duka: E besoj atë që thonë fermerët që bujqësia është në ditët më të këqija. Janë ata që kanë marrë përsipër një barrë shumë të rëndë. Bujqësia dhe blegtoria përgjithësisht është një zanat i vështirë. Duke marrë parasysh që ky vend ka më të zhvilluar sektorin e bujqësisë ne jemi të varur. Shqipëria merr 20% të PBB-së nga ky sektor, ne japim shumë pak nga buxheti i shtetit.

Çfarë kemi propozuar ne, e para ky ndryshim në ligj ka qenë i konsultuar me të gjitha grupet e interesit. Asnjëherë fermerët nuk kanë pasur mundësi të japin propozime konkrete siç i dhanë për këtë projektligj. Pati një përkrahje qoftë dhe nga maxhoranca. Një nga përfaqësuesit e maxhorancës tha se z.Duka patët të drejtë, deputetët e maxhorancës të gjitha propozimet i mbështesin, por nuk i votojnë.

Zheji: Shteti e para nuk i subvencionon, e dyta nuk i mbron, dhe e treta nuk i subvencionon as për aftësinë e tregut të tyre për t’u futur në një bursë. Nga një koncept biznesi, kalojmë në një çështjes thellësisht politike. Mijëra fshatarë i kanë braktisur tokat dhe gjithë e më tepër mendojnë se jashtë mund të zgjidhin ekuacionin e tyre ekzistencial.

Duka: Në qoftë se zëri im shkon atje ku duhet, por nëse nuk dëgjohet zëri im…

Këtu nuk është vetëm problemi i grurit. Ne do prodhojmë aty ku mund të konkurrojmë. Ajo që po vuajmë është konkurrenca që na bëjnë mallrat e rajonit. Bujku ynë nuk merr subvencione, ai i rajonit apo dhe vendeve europiane merr subvencione.

Disa politika orientuese nëpërmjet ministrisë së Bujqësisë, ne amenduam ligjin e 2007, që nuk ka pësuar asnjë lloj ndryshimi, a ka mundësi që bujqësia të ecë me të njëjtat ritme dhe ligje të 2007. Ne amenduam 11 nene të ligjit, një prej tyre krijimi i një agjencie pranë Ministrisë së Bujqësisë për orientimin e bujqve për mbjelljen e kulturave. Në rast të mbiprodhimit të kulturave shteti me fondet e veta, merr këto perime e fruta dhe i përdor për institucionet e veta, çerdhe, kopshtet, azilet, të riedukimit etj. Këto bëjnë tendera, i marrin për çerdhe e kopshte, mos bëj tendera, merrja fshatarit. Ne e sugjeruam këtë në ligjin e ri për bujqësinë që nuk u mor parasysh. Një tjetër amendim, ishte analiza e tokës nga shteti. Dëmi që vjen nga prodhime në toka të pakontrolluara më i madh se kostoja e analizave.

Mbill mollë në Lushnjë, pas 10 vitesh thahen. Ose mbill ullinj në Dumre. Asnjë nga këto pika nuk u votua.

Një sugjerim tjetër ishte që të hyjë në këtë lloj pune dhe shërbimi diplomatik, të ketë një zyrë më vete që të merret me investitorët që të gjejë treg. Dikur në kohën e merhumit këtë punë e kanë bërë. Këta i krahasojnë gjërat o me kohën e Enverit, o me 20 vite përpara. Madje dhe gënjejnë. U tha që nga 2013 e gjetëm bujqësinë me zero vepra ujitëse, e kemi çuar 240 mijë hektarë nën ujë.

Në 2014 kam qenë unë ministër bujqësie në qeverinë socialiste. Ka qenë 155 mijë hektarë. Pastaj këto janë vepra ciklike që duan punë gjithë kohës. Matu me punën tënde, kur ke 9 vite në pushtet. Matu me vendet e rajonit, ato të konkurrojnë, bëjnë politikë kot. Propagandë.

Zheji: Nuk duhet ndonjë specializim i madh që të kuptosh këshillën që të japin specialistët. Nuk iu mungon atyre inteligjenca për ta kuptuar apo mos e kuptuar, iu mungon vullneti. Ky vullneti bie erë biznes. Askush nuk fiton dot nga një bujk i vogël. Çfarë do i marrësh, 50 kg grurë, 2 shishe verë e uthull molle, po këta që dalin me çanta Hermes duan marrëdhënie më elitare. Kush e siguron këtë, e sigurojnë tregtarët e mëdhenj. Pra kujt i bëhet shërbimi, tregtarëve të mëdhenj. Subvencionohet biznesi.

Duka: Kohët e fundit kaluam në komision një garanci sovrane për t’iu dhënë këtyre tregtarëve të grurit, të miellit. Pse duhet ta bësh këtë gjë, kur mendon se shteti duhet të ketë rezerva, t’i blejë vetë. Pse duhet t’i kalosh këtë lloj garancie një grosisti.

Një deputet tha në rast se grosisti nuk e shet mallin për të cilin ka marrë garancinë sovrane, atëherë shteti ia merr mallin. Ka një ligj për rezervat.

Zheji: Ti mbështet këtë tregtarin që t’ia blesh po nuk e shiti, kurse ai që e ka mbjellë e lë ta kalbë në tokë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb