Analisti Dritan Hila ka komentuar në emisionin “Open” katër projektligjet që qeveria Rama ka çuar në Kuvend, për dekriminalizmin e politikës dhe pengimin e kandidimit të figurave që kanë qenë bashkëpunëtor të ish-Sigurimit të Shtetit.

Sipas Hilës është në dorën e popullit dhe jo të mazhorancës që ka propozuar ligjet, karriera politike e Ilir Metës, pasi populli gjykon nëse do ta votojë kur të marrë vesh të vërtetën, qoftë nëse ai ka qenë apo jo ish-bashkëpunëtor i Sigurimit.

Madje, analisti i njohur ironizoi projektligjin e propozuar nga PS, duke thënë se në një datë të mëvonshme dikujt mund t’i shkojë në mendje që të përjashtohen nga politika ata që kanë fjetur pa paguar në ambientet e “Prestige Resort” dhe në këtë rast mazhoranca do të humbte kreun e Grupit, Taulant Balla.

“Unë mendoj se duhet ndarë projektligji i Alibeajt. Dhe siç e thashë në replikën që bëra me Zekthin, edhe nëse ke bërë vrasje 25 vjet e ke parashtrimin. Nëse nuk dënohesh për 25 vjet t’i përjashtohesh nga ligji. Bëhet fjalë për një person që para 32 vitesh akuzohet si bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. Ai duhet ta dëshmojë ka qenë apo jo, por edhe nëse ka qenë ti nuk mund ta ndalosh të marrë pjesë në jetën politike, janë qytetarët që e ndalojnë ose jo Metën të marri

Ti mund të thuash nesër pasnesër që po bëjmë një ligj që përjashtohen nga politika ata që kanë fjetur pa lekë te Prestige dhe në këtë mënyrë PS mbetet pa Taulant Ballën. Unë s’dua të godasim rregullat e demokracisë. Unë nuk jam [për një hapje të plotë të dosjeve. Le të hapet dosja dhe të themi ka qenë apo jo Ilir Meta bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit dhe pastaj e vendosin qytetarët. Çdo gjë që prodhohet në Parlamentin shqiptar është politike. A do pastrohet administrata, ky mua më duket muhabet kot, kur punëtori i fundit operativ vuan nga prostata dhe bashkëpunëtori i tij ka vdekur. Është një “kalë i ngordhur” Komunizmi dhe antikomunizmi ka ngordhur në Moskë siç tha Berluskoni, aty ku ka lindur”, tha Hila.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb