NGA ERJOLA JATA* TIRANË- Projektligji për pensionet shtetërore suplementar të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe punonjësve të shtetit ka përplasur opozitën dhe mazhorancën në komisionin parlamentar të ekonomisë. Për të djathtët drafti i qeverisë është cilësuar një mekanizëm për të mbushur buxhetin e shtetit i cili varfëron punonjësit me paga të ulëta.

Ministri Veliaj u shpreh se ligji i ri për pensionet ka dhënë efekte që në vitin e parë duke ulur informalitetin, por ky fakt është kontestuar nga opozita. Debati në komision është spostuar dhe tek ligji i ri për minatorët.

Në këtë skemë suplementare ka rreth 5 mijë kontribuues dhe 1920 përfitues dhe masat e propozuara e reduktojnë deficitin e skemës suplementare ne rreth 80 milion lekë në vit.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb