Një shqiptar që jeton në SHBA dhe që iu bashkua protestës në Tiranë, tha se kjo lëvizje qytetare është e rëndësishme për të ardhmen e vendit dhe bëri thirrje që ajo të vijojë.

“Kjo protestë po i jep frymëmarrje Shqipërisë. Nëse kjo protestë ndalet, Shqipëria do të vdesë. Kam punuar në këtë shtet në polici për 20 vite. E dua Shqipërinë, por të jetë ligji i pari”, u shpreh ai.

Duke folur për të kaluarën politike të vendit, ai akuzoi edhe ish-kryeministrin Sali Berisha për përgjegjësi në zhvillimet pas viteve ’90.

“Saliu bëri krim me 7501. Shqipëria udhëton pa dhimbje, se janë vrarë shumë shqiptarë”, deklaroi protestuesi.

Në fund, ai përcolli një mesazh në emër të shqiptarëve në SHBA dhe shprehu shpresën për një të ardhme më të mirë për vendin.

“Po ju sjell një përshëndetje nga shqiptarët nga Amerika. Uroj që Shqipëria ta gjejë rrugën e drejtë mes këtyre djemve dhe vajzave kapedane. Shqipëria do të rrojë, tradhtarët do të marrin atë që meritojnë”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: