Dwayne Michael Carter Jr., i njohur me emrin artistik Lil Wayne, është reper i njohur amerikan, i cili numëron mbi 7.6 milionë ndjekës në profilin e tij në Instagram.

Por ajo që ka tërhequr vëmendje është fakti se ai ndjek vetëm një dhe emri i saj është Molly Qerim, e cila eshtë me origjinë shqiptare dhe italiane.

molly4

34-vjecarja është një gazetare sportive dhe moderatore në emisionin First Take të ESPN. Ajo ka qenë prezantuse e emisioneve të mëngjesit NFL AM dhe NFL Fantasy Live. Po ashtu në të kaluarën ka punuar si reportere për NFL Network.

jo ka lindur në New Haven të Connecticut dhe ka diplomuar në Universitetin e Connecticut në Komunikim dhe Administrim Biznesi.
ygh
Më vonë ka marrë diplomën master në Universitetin Quinnipiac në Gazetarinë Transmetive. Ajo e ka fituar çmimin Emmy për punën e saj në Fantasy Football Now.

Në vitin 2011, therichest.com e kishte renditur në vend të shtatë në listën e “10 gazetareve më të bukura sportive”, njofton tg.

Po ashtu, një vit më pas, Bleacher Report e kishte përfshirë në listën e “20 gazetareve më të bukura sportive të vitit”. Molly ishte renditur e 14-ta në listë.

molly2

molly3

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb