Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, priti Ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca, i cili i dorëzoi Progres-Raportin e Komisionit Evropian për Shqipërinë: Gati për mbajtjen e Tryezës së Parë Ndërqeveritare brenda vitit.

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, priti Ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca, i cili i dorëzoi Progres-Raportin e Komisionit Evropian për Shqipërinë.

Progres Raporti përmban vlerësime pozitive, konfirmon se Shqipëria i ka plotësuar të gjitha kushtet dhe rekomandimet e Komisionit dhe Këshillit Evropian dhe është gati për mbajtjen e Tryezës së Parë Ndërqeveritare brenda vitit 2021.

“Progres Raporti dhe vlerësimet pozitive që përmban si edhe rekomandimi për mbajtjen e Tryezës së Parë Ndërqeveritare brenda vitit 2021 janë të merituara nga Shqipëria. Për integrimin evropian punohet përditë dhe reformat integruese u shërbejnë qytetarëve shqiptarë. Kuvendi do të intensifikojë punën për plotësimin me sukses të të gjitha kushteve dhe do të garantojë legjitimitetin demokratik të procesit të integrimit evropian.”, nënvizoi kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: