Lira turke regjistroi një tjetër rënie të madhe teksa tregtarët prisnin vendimin e fundit të normës së interesit nga banka qendrore e vendit këtë javë.

Dje  lira ra me rreth 4% kundrejt dollarit dhe euros, duke arritur nivele të reja të ulëta përpara se banka qendrore të lëvizte për ta mbrojtur atë, duke e ndihmuar disi të rimëkëmbet.

Për momentin duhen më shumë se 14 lira për të blerë një dollar dhe më shumë se 16 për të blerë një euro. Monedha turke ka humbur rreth gjysmën e vlerës së saj që nga fillimi i vitit 2021, duke e bërë atë një nga monedhat më të dobëta botërore këtë vit.

Shumë nga problemet e lirës mund t’i atribuohen vendimeve të bankës qendrore për të ulur normat e interesit pavarësisht se inflacioni lëviz rreth 21 për qind. Këto lëvizje bënë që ‘’Standard and Poor’s’’ të ulë vlerësimin e kreditit të vendit.

Norma e interesit të lirës është ulur me rreth 4 pikë përqindjeje në gjashtë muajt e fundit dhe analistët presin një ulje tjetër kur të mblidhet banka qendrore të enjten.

Shumica e ekonomistëve të zakonshëm rekomandojnë rritjen e normave të interesit kur inflacioni është i lartë.

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan kundërshton normat më të larta të interesit dhe argumenton se normat më të larta shkaktojnë inflacion. Shumica e ekonomistëve argumentojnë se normat më të larta i shtyjnë njerëzit të kursejnë më shumë, duke kulluar para nga ekonomia dhe duke bllokuar rritjen e çmimeve.

Erdogan ka riorganizuar bankën qendrore disa herë në një përpjekje për të instaluar njerëz që pajtohen me vizionin e tij ekonomik.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: