Një delegacion me përfaqësues nga shtatë organizata partnere të Platformës së Këshillit të Evropë për Siguri të Gazetarëve thane se në Shqipëri vazhdon përkeqësimi i lirisë së medias dhe se nuk ka patur progres për gazetari të pavarur. Liria e shtypit është vënë në rrezik nga klima për raportim të lirë e të pavarur, nga qasja e gazetarëve në dokumente zyrtare, mungesa e transparencës nga institucionet shtetërore, kasetat e parapërgatitura apo denigrimi i gazetarëve.

Sipas Flutura Kusarit, nga qendra europiane për liri të shtypit dhe të medias kryeministri Rama u kishte thënë se riedukimi i gazetarëve ishte thjesht për humor.

Ricardo Gutierrez, nga Federata e Gazetarëve të Evropës tha se gjatë takimit me kryeministrin Rama, shefi i qeverisë ka pranuar se vendi nuk ka bërë progres në lirinë e medias por premtoi se do të ishte personi më konstruktiv në përmirësimin e lirisë së medias . Sipas Gutierrez takimi mes tyre u shoqërua me momente tensioni ku Rama i sulmoi edhe verbalisht

“Kryeministri Edi Rama e pranoi vetë se vendi nuk ka bërë progres sa i takon lirisë së medias, por tha se qeveria nuk merr dot veprime. Ne mendojmë se është detyra e qeverisë që të përmirësoje situatën. Bëj thirrje që qeveria të njohë anën kritike të gazetarëve pasi janë në interes të publikut. Takimi ynë ishte i tensionuar, Rama po priste momentin më të mirë për të na sulmuar. 5 minuta pasi kishte nisur takimi, na sulmoi lidhur me një fakt, kur i përmendëm raportin që kishte të bënte me pluralizmin e medias, Shqipëria është në vendet më të këqija, aty na tha si mund të na krahasoni me Turqinë, nuk keni turp. Por deri në fund ai premtoi se do ishte personi më konstruktiv lidhur me lirinë e medias. Në e mbajtëm mend premtimin. Herën e fundit ne ishim këtu para tre vitesh ja ku jemi situata wshtë përkeqësuar, ky është një dështim i qeverisë. Nwsë Shqipëria do të futet ne BE zoti Rama e di shumë mirë që duhet të zbatojë standardet. Nëse nuk shikojmë progres ne do i themi Komisionit Europian që në Shqipëri nuk ka fare progres. Ne do ushtrojmë presion ndaj kësaj qeverie”, deklaroi ai.

Shqipëria renditet në vendin 103 nga 180 vende në Indeksin e Lirisë së Shtypit në Botë krahasuar me një vit më pare duke rëne kështu 20 pozicione.

“Flisni me ze shume te larte qe qeveria tju degjoje flisni ne nivel nderkombetar qe qeveria te shqetesohet pasi i degjon bota, duhet te jeni krenar”, tha Pavol Szalai, nga Reporters Without Borders.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: