Presidenti Bajram Begaj ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i shtetit shprehu trishtimin për vendimin, ndërsa e cilësoi vendosmërinë për ta apeluar atë si shenjë integriteti dhe qëndrueshmërie.
“Trishtim i thellë për vendimin e sotëm. Vendosmëria për të apeluar vendimin është shenjë e fortë integriteti dhe qëndrueshmërie. Për shqiptarët, askush dhe asgjë nuk njollos UÇK-në! Liria ka emër!”, shkroi Begaj.
Gjykata Speciale dënoi ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, me 25 vite burg, ndërsa shpalli fajtorë edhe Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin për akuza që lidhen me krime lufte. Të katër u shpallën të pafajshëm për akuzat për krime kundër njerëzimit dhe kanë të drejtë ta apelojnë vendimin.
