Tre prej të arrestuarve, mes tyre aktivistët Dritan Goxhaj dhe Shkëlzen Bushi janë liruar, dhe janë pritur me ovacione nga protestuesit para Komisaritit Nr.1. Ndërkohë, 3 qytetarë të tjerë gjithashtu të shoqëruar, u lanë të lirë disa minuta më pas.
Goxhaj tha se të shoqëruarit ishin vendosur si kordon sigurie mes policisë dhe protestuesve dhe se nuk kishin për qëllim të përplaseshin me uniformat blu.
“Është shoqërim për kundërshtim të Policisë së Shtetit. Ne kemi qenë ‘gardh’ mes policisë dhe protestuseve, këto kemi deklaruar. Trajtimi ka qenë normal. Na kanë vizituar disa deputetë, Agron Shehaj dhe deputetët e PD.
Kemi kërkuar largimin e Avokatit të Popullit, Endri Shabani sepse nuk na përfaqëson. Ai u zgjodh nga Parlamenti i krimit. Të tjerët janë në proces lirimi”, tha Goxhaj.
Ndërkohë, protestuesi i tretë i liruar deklaroi se nuk kishin qëllim përplasjen me policinë.
