Gjykata e Tiranës ka lënë sot të lirë aktorin e humorit, Albano Bogdo, i cili u arrestua dy ditë më parë nga policia.

Lajmi bëhet i ditur për “BalkanWeb” nga gazetarja Klodiana Lala, e cila raporton se gjykata ka caktuar ndaj aktorit të humorit masën e detyrimit të paraqitjes.

Kujtojmë se aktori Bogdo u arrestua nga policia, pasi u kap duke drejtuar makinën pa patentë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb