Ish-deputeti i PD, Myslim Murrizi, i ftuar në “Kjo Javë”, ka komentuar zbutjen e masës së sigurisë për ish-drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, duke u shprehur se të gjithë ata që kanë lekë, dalin nga arresti.
Murrizi tha se të gjithë këta që kanë tenderuar miliarda e kanë bërë me urdhër të Ramës.
“Linda është Rama në këtë mes, sikurse shumë Linda të tjera burra apo gra, është Rama në mes. Atje ku është Rama, “Lindat” janë o me detyrim paraqytje, o arrest shtëpie ose bllokim pasaporte. Atje ku kanë dalë nga vatha, janë o në arrati”, tha Murrizi.
Myslim Murrizi: ajo që s’blihet me lekë, blihet me shumë lekë. Ashtu i ka thënë Rama në telefon. Ka një vilë e gjysëm në Golem dhe nja 3-4 shtëpi në Tiranë dhe kështu si mund të habitem që këta që kanë ushtruar pushtet dhe kanë prokuruar miliarda euro, asnjë nuk është në burg.
Frida Krifco, BE thotë të merrni masa, Linda po ashtu, për inceneratorin nuk flitet.
Të gjithë këta që kanë tenderuar miliarda e kanë bërë me urdhër të Ramës. Linda është Rama në këtë mes, sikurse shumë Linda të tjera burra apo gra, është Rama në mes. Atje ku është Rama, “Lindat” janë o me detyrim paraqytje, o arrest shtëpie ose bllokim pasaporte. Atje ku kanë dalë nga vatha, janë o në arrati.
Për atë që po hetohet Veliaj është absurde. Cdo politikan në Shqipëri, që ka ushtruar pushtet nga 31 marsi 1991 nëse nuk i hetohet pasuria kanë bërë një vrimë në ujë. Rama ka që në 2013 që nuk firmos vetë.
